Historia e doktoreshës e cila para se të lindte fëmiun e saj ndihmoi një grua tjetër

19 Shtator, 2018 - 5:24 pm

Amanda Hess është një shembull i jashtëzakonshëm që po mahnitë botën me veprimin e saj, pak çaste para se të lindte fëmijën e saj.

Hess, e cila kishte arritur në muajin e nëntë të shtatzënisë gjatë korrikut të këtij viti, kishte shkuar në Qendrën Rajonale Mjekësorë të Frankfurtit jo për të punuar si zakonisht por që të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë. Derisa ajo u vendos në dhomë, dëgjoi bërtitmat e një gruaje në dhomën tjetër derisa kuptoi se fëmija i Halliday Johnson ishte në një situatë të komplikuar dhe mjeku kujdestar ishte në pauzë. Perderisa kuptoi se nëna dhe fëmija kishin nevojë për ndihmë të menjëhershme, kjo gjë kishte bërë që Hess të vihej në aksion dhe të harronte që edhe ajo do të lindte pas pak.

“Unë vetëm vesha dhe një fustan tjetër për të mbuluar pjesën time të pasme dhe vura disa çizme mbi këpucët e mia dhe shkova në dhomën e saj”, tha ajo për stacionin lokal të lajmeve WKYT. “Ju thashë, nuk jam në detyrë, jam këtu në një fustan, por duhet ta shpëtojmë fëmijën”.

Falë reagimit të shpejtë të Hess, e cila në ato momente kishte menduar më pak për veten, pacientja lindi një foshnje të shëndetshme. Pasi përfundoi lindja, Hess u kthye në dhomën e saj poshtë sallës, ku hoqi çizmet, u kthye në shtratin e saj të spitalit dhe lindi vajzën e saj të vogël, përcjellë KultPlus.

Pacientja Leah Halliday Johnson ishte shprehur tejet mirënjohëse për veprimin e pazakontë të Hess në punën e saj.

“Është shumë e mahnitshme ajo që bëri”, tha Halliday për kanalin e lajmeve Lex 18, përcjellë KultPlus.

“Ndihem shumë me fat që një person si ajo ishte aty dhe bëri këtë veprim. Ne me të vërtetë e vlerësojmë shumë”, ishe shprehur Johnson.

Halliday Johnson tha se nuk e dinte që Hess ishte me dhimbjet e lindjes dhe tha se ajo ishte krejtësisht profesionale gjatë lindjes së fëmijës se saj.

Në një histori veçanërisht frymëzuese, mjekja shtatzënë Amanda Hess dëshmoi se disa doktorë kurrë nuk ndodhen jashtë orarit të punës. / KultPlus.com

Të ngjajshme