Hotel me 5 yje edhe në Valbonë

1 Nëntor, 2018 - 9:29 am

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të ketë investime të rëndësishme për sa i përket turizmit, jo vetëm në Kukës, por dhe në Tropojë, duke bërë të mundur që vitin e ardhshëm të kemi hotel me 5 yje edhe në Veri të vendit.

Kryeministri premtoi investime të rëndësishme në Kukës dhe Tropojë, pas mbledhjes së qeverisë mbajtur në Kukës.

“Të gjithë emigrantët që do dëshirojnë të investojnë në transformimin e shtëpive në bujtina apo në agroturizëm mund të mendojnë se pa shumë vështirësi pas 4-5 viteve të ardhshme do të kemi transformim të rëndësishme në të gjithë zonën jo vetëm në Kukës, por dhe në zonën e Tropojës dhe në pjesën e lejueshme për ndërtim në të gjithë grykën e Valbonës”, – tha Rama.

Po ashtu Rama theksoi se do të rindërtohet qendra turistike e Valbonës ku ka marrë jetë një nga projektet e iniciativës për të çuar 5 yjet edhe në zonat malore të veriut të Shqipërisë. “Besoj se vitin e ardhshëm do kemi hotelin e parë më pesë yje edhe në zonën e Valbonës”, – tha Rama./KultPlus.com

Të ngjajshme