I vdes nëna, BIK-u nuk i kreu ritet fetare pa para, u detyrua ta shesë një viç (VIDEO)

4 Shkurt, 2019 - 10:28 pm

Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë jeton në varfëri të skajshme.

Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, e për ta varrosur atë, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Vushtrri, fillimisht e detyroi të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove, raporton RTK.

Beqiri u detyrua të shesë një viç, në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam, ani pse klerikët fetarë kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa./RTK

Të ngjajshme