Ikjet masive të kosovarëve, krijohet sllogani ‘Bac, ja shkela’

25 Prill, 2019 - 1:55 pm

Një portret i komandantit legjendar, Adem Jashari, me mbishkrimin ‘Bac u kry’, ishte sllogani i famshëm i cili zuri vend të madh në festimin e vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt.

Megjithatë zhvillimet e fundit politike, situata e keqe ekonomike, papunësia dhe varfëria, kanë shtyrë kosovarët që të bëjnë një modifikim të tij, duke ia përshtatur atë kohës.

Në vend të ‘Bac u kry’, tashmë nëpër rrjete sociale po qarkullon sllogani ‘Bac ja shkela’.

Kjo pasi që Kosova vazhdon të përballet çdo vit me ikje masive të qytetarëve të cilët udhëtojnë drejt vendeve të perëndimit për të gjetur një vend pune dhe një jetë më të mirë.

Vetëm gjatë këtij viti nga Kosova janë larguar qindra kosovarë drejt Kroacisë, Sllovenisë e vendeve të tjera të cilat kërkojnë krah pune.

Ndërkohë nëpër ambasadat e huaja në Kosovë vazhdojnë radhët e qytetarëve të Kosovës të cilët presin për një vizë, që të ikin nga vendi./GazetaExpress/ KultPlus.com

Të ngjajshme