Ikonat shqiptare do të ekspozohen në selinë e UNESCO-s në Paris

12 Nëntor, 2018 - 8:14 pm

“Aktivitet kulturore të organizuara nga Ministria e Kulturës gjatë sezonit turistik dhe në koordinim me Ministrinë e Turizmit janë 500 aktivitete, që i bie gati 3 aktivitete çdo ditë në gjithë Shqipërinë. Këto aktivtete ishin për të gjithë grupmoshat dhe kategoritë, si dhe përfshinin të gjitha zhanret”, u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të projekt buxhetit për vitin 2019.

Ajo tha se, “këto aktivitet varionin nga Teatri i Operas dhe Baletit që këtë verë pushtoi sheshet dhe plazhet deri tek programet për fëmijë. Në diplomacinë kulturore ne shënuam jo pak suksese ku veçoj të paktën dy projekte siç ishte Panairi i Librit të Lajbnicit, ku Shqipëria praktikisht ishte vendi përfaqësues i gjithë vendeve të Europës Juglindore dhe Bienalia e Venecias, ku Shqipëria u prezantua me projektin ”Tirana zero space” i cili mbyllet pas dy javësh, mbas 6 muaj suksesi”.

“Gjithashtu në gjysmën e dytë të vitit 2018 ku Ministria e Kulturës celebroi konferencën ‘Shqipëria 60 vjet në UNESCO’, e cila do ndiqet në javët në vazhdim me një event të jashtëzakonshëm në Paris, ku hapim ekspozitën e ikonave në selinë e UNESCO-s në Paris, e cila do jetë një ngjarje jo vetëm për vendin, por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s”, – u shpreh Kumbaro.

Përgatitemi dhe këto dy muaj të fundit të viti të kemi evente të rëndësishme, si Edicioni IV i “legjendave shqiptare në novelat grafike” që zhvillohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, – përfundoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro./a.a/KultPlus.com

Të ngjajshme