Ish-drejtoresha e Arkivit: Humbja e vulës 400-vjeçare, një ngjarje e turpshme dhe e frikshme

18 Maj, 2019 - 10:00 pm

Ish-drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika e ka quajtur të turpshëm lajmin se një vulë mbi 400-vjeçare është “zhdukur” në rrethana të mistershme.

Sipas Nikës, vlera e kësaj vule është e paçmuar për shkak se është ndër të paktat objekte të kësaj kategorie, që kanë ardhur deri në ditët tona.

“Vula është pjesë e një fermani të veçantë, të Sulltanit në gjuhën greke. Fermani i jep të drejtën e pronave Manastirit të Kamenës. Ndryshe nga vulat e tjera që kanë qenë prej dylli, kjo vulë është në material metalik, prej plumbi”, shprehet zonja Nika.

Sipas saj, ky ferman, bashkë me vulën e tij, kanë qenë të ekspozuara me rastin e 50-vjetorit të Arkivës së Shtetit në Muzeun Kombëtar dhe ka qenë i përfshirë dhe në katalogun e Mesjetës dhe Rilindjes së Arkivës së Shtetit.

“Është një ngjarje e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që në vitin 2019, kur mendohet se masat e sigurisë janë më të larta dhe më të garantuara, të vidhen në Arkivin e Shtetit objekte të një rëndësie të tillë”, u shpreh për gazetën “Panorama” Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Arkivit të Shtetit./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme