“Ishte e gjitha ndjesi, jo dukje”. Fëmijëria në vitet ’60 e rrëfyer plot nostalgji…

3 Nëntor, 2021 - 2:30 pm

“Unë kam lindur në vitet ’60 dhe duke parë fëmijët e sotëm, mund t’ju them se jam realisht i lumtur që kam lindur në ato vite. Nuk kishim në atë kohë celularë, Facebook, Twitter, Tumblr apo Instagram dhe kur duhej të takoheshim për të luajtur, trokisnim në portën e shtëpisë së shokut tonë dhe pyesnim nënën e tij nëse mund të zbriste për të luajtur.

Ne nuk kishim rroba të shtrenjta, që stiluara prej stilistëve të njohur. Edhe ato pak veshje që kishim, ndotnim çdo ditë duke luajtur. Jemi rritur me këngët e vjetra të Vaçe Zelës, dhe fjalët e këngëvetë saj i dimë përmendësh edhe pse kanë kaluar shumë vite. Kemi luajtur hapa dollapa (tashmë e quajnëkukamfshehti ), futboll, bënim mundje miqësore më shokët tanë.

Deri në moshën 14/15 vjeçare nuk na interesonte gjinia e kundërt: të gjithë ishim miq. Ne emocionoheshim nga një puthje në faqe. Ndërtonim kasolle me gjithçka që gjenim, luanim shtëpiash në lagje.

Tashmë e kuptoj se fantazia është gjithçka. Nuk kishim videolojëra, vetëm kukulla dhe topa dhe arrinim tëkënaqeshim maksimalisht edhe vetëm me to. Të vetmet shaka që dinim ishin barsaletat me gjermanin, italianin dhe shqiptarin. Në ato vite nuk kishte iPod apo Spotify, ama kishte kaseta që nuk e kthenin dot këngën mbrapsht, por ne i nxirrnim nga kasetofoni dhe i kthenim shiritin mbrapsht me gisht, ose me ndonjë stilolaps.

Kur errësohej e dinim se duhej të ktheheshim pa na thërritur të shtëpisë, në të kundërt do të na bërtisnin prindërit. Kishte raste edhe kur e shkelnim këtë rregull të pashkuar. Momenti i kthimit do të kishte gjithmonë të bërtitura, pasi ne i ndotnim rrobat, ama ato ishin fjalë që nuk na preknin aq shumë, krahasuar me kënaqësinë që kishim fituar duke luajtur.

Ishim të vegjël dhe nuk pretendonim të ishim të mëdhenj, as nuk prisnim të bëheshim të tillë. Jetonim në një botë ku ndjenjat kishin më shumë rëndësi se dukja, ku fotot e drekës nuk publikoheshin në Facebook, por vaktin e drekës e shijonim me familjen, sepse familja ishte gjithçka. Jepnim puthje të vërteta, nuk komentonim me buzëqeshje nëpër foto dhe kur thoshim “Të dua”, e thoshim me sinqeritet. Ishte e gjitha ndjesi, jo dukje …”/bota.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme