Ja çfarë kishte thënë Rugova më 1992 për “Der Spiegel” për ndarjen e Kosovës

26 Janar, 2019 - 1:34 pm

Nga njohësit e zhvillimeve politike dhe partitë opozitare është paralajmëruar se Kosova është edhe në rrezik nga ndarja, gjë të cilët e dëshiron vazhdimisht Serbia.

Por, çfarë kishte deklaruar presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1992, kur ishte pyetur rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës atëherë kur Kosova ishte e rrethuar me tanke e okupuar nga ushtria serbe.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” e ishte pyetur Rugovën: Rrethi intelektual i serbëve është pajtuar ta ndajë Kosovën mes shqiptarëve dhe serbëve?

Përgjigjja e presidentit historik kishte qenë kjo:

“Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë “ndarje”, që secila tokë me pasuri natyrore ti takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”, deklaronte Rugova për median gjermane “Der Spiegel”.

Të ngjajshme