Java e çiklizmit sjellë “Zhvishi komplekset, pedalo me pizhame”

19 Tetor, 2018 - 8:00 pm

Nga e hëna fillon kampanja e çiklizmit në kuadër të së cilës do të organizohen aktivitet të ndryshme, shkruan KultPlus.

Në mesin e aktiviteteve që do të zhvillohen është edhe aktivitetit “Zhvishi komplekset, pedalo me biçikletë”, i cili do të mbahet të martën me 23 tetor duke filluar nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, në ora 19:00, për të vazhduar nëpër rrugët kryesore me biçikletë.

Mirëpo ky nuk është aktiviteti i vetëm pasi përveç këtij aktiviteti janë organizuar edhe aktivitet të tjera me biçikleta si ai “Ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta. Përmes tij ftohen njerëzit që të dalin me biçikleta si dhe të marrin me veten edhe një dritë elektrike apo çfarëdo dritë tjetër për të ndriçuar Prishtinën.
Për të parë më shumë aktivitet të cilat do të organizohen në kuadër të kësaj kampanje të çiklizmit mund të ndiqni faqen e Adventure Trips Kosovo në Facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme