‘Jo të gjithë shqiptarët janë seksista’, Alyne realizon video rreth pyetjes skandaloze në emisionin e Mamaqit

18 Nëntor, 2018 - 9:28 am

Skandali i cili u shkaktua në Shqipëri para pak javësh, kur në emisionin e Ermal Mamaqit mysafirja u pyet me një pyetje seksiste dhe më pas nisi të qante e ofenduar, duket se nuk përfundon me kaq.

Alyne, e dashura e Nas – djalit që nisi të bënte video në Shqipëri dhe promovoi kulturën shqiptare nëpër botë, ka realizuar një video duke e treguar prapë momentin se si ajo reagoi kur në emision, në prani të saj, të dashurit të saj iu bë pyetja nëse ai udhëton të takojë vajza të tjera.

Ajo tregon se si në këtë emision ka plot momente seksiste, prej fillimit kur Kejvina – vajza e cila bën pyetje futet në skenë dhe deri tek pyetja.

“Para emisionit, ai i fliste të dashurit tim për kolegen e tij mjaft seksi. Ta përdorësh seksizmin për vëmendje nuk është mirë” thotë Alyne në video, ku prapë i dalin lotët edhe pse thotë se njerëzit menduan se ajo e teproi me reagimin e saj në emisionin e njohur shqiptar.

“Kuptohet se jo të gjithë shqiptarët dhe ballkanasit janë seksista, por kjo pjesë e botës ka probleme me seksizmin” tregon Alyne, e cila thotë se shakatë me seksizmin dhe femrat si objekte nuk janë në rregull dhe nuk tolerohen, shkruan KultPlus.

Videoja është shpërndarë shumë dhe ndoshta është e para që Shqipërinë e paraqet më dobët se të tjerat. Problemet me seksizmin janë të pranishme kudo në Ballkan, por Aline duket se është prekur shumë nga gjesti në emisionin e Ermal Mamaqit. Ajo ka rreth 1 milionë ndjekës në Facebook dhe videoaj në fjalë është shikuar mbi 1 milion herë në vetëm dhjetë orë të publikimit. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme