Kështu dukej dikur ish hotel ‘Unioni’: U ndërtua në vitin 1926 nga një arkitekt austriak

28 Prill, 2020 - 12:58 pm

Është publikuar një fotografi e vjetër në rrjetet sociale, e ish-hotel ‘Unionit’ në Prishtinë, ku në bazë të kësaj fotografie shihet se ai dikur quhej Skander Beg.

Ndërtesa e ish-hotel ‘Unioni’ ishte projektuar nga arkitekti austriak, Andrea Kramer, ku dhe u ndërtua në vitin 1926 dhe u përdor si bujtinë deri më 1945.

Fillimisht ky hotel quhej ‘Skander Beg’, ndërsa pas vitit 1945 iu ndërrua emri në Hotel Union.

Për emrin e saj ti dikurshëm ‘Skander Beg’ ky hotel ka të vendosura në muret e saj fytyrën e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ato mund të shihen edhe sot në këtë ndërtesë.

Fotografia e publikuar në rrjetet sociale tregon se si ka qenë më herët ky hotel dhe struktura e jashtme ngjason mjaft shumë me objektin e sotshëm.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e ish-hotel ‘Union’ dikur dhe sot. / KultPlus.com

Të ngjajshme