Kështu dukej objekti i barnatores së parë në Prishtinë

10 Shkurt, 2019 - 7:00 pm

Prishtina ka pasur barnatore edhe para 70 viteve. Mund të jetë ndërtuar edhe më herët, por fotografia mendohet që është bërë rreth viteve të dyzeta. Një godinë dy kateshe me një mbishkrim në gjuhën serbe sipër saj, që tregonte që aty shiteshin ilaçe është publikuar nga nostalgjikët e Prishtinës së vjetër.

Fotografia e vjetër është e përpunuar nga Ismail Krasniqi dhe është postuar në rrjetin social facebook në faqen ‘Prishtinalia’, transmeton KultPlus.

Sipas komentuesve, mendohet që ajo ka qenë barnatorja e vetme në atë kohë në Prishtinë dhe lokacioni i sajë ka qenë rreth objektit të sotëm të Komunës së Prishtinës.

“Më kujtohet shumë mirë kjo barnatore, keni bërë mirë që keni postu, është një nostalgji për Prishtinalite e vjetër… e mbaj në mend që nga fëmijëria, barnatore tjetër s’ ka pas në atë kohe. Edhe lokacionin e mbaj mirë në mend, ka qenë ne anën e majtë te shkalleve qe zbresin (bash te semafori balle Çarshi Xhamisë) me shku te “trekëndëshi”, tani aty është një pjese gjelbërim, pastaj Kuvendi, ndërsa Komuna është ne te djathte te shkalleve”, thotë njëra prej komentuesve më të vjetra duke përshkruar fotografinë.

“Në të majtë të barnatores vetëm disa metra larg, ka qene një librari…rruga pastaj ka vazhduar dhe është lidhur me Çarshinë e Vjetër, që ka qenë krejt në afërsi te barnatores. Ndërsa në anën e djathtë të barnatores kanë qene një varg dyqanesh te zejeve te ndryshme..sa me kujtohet, kryesisht rrobaqepësie. Atëherë, rruga qe vinte nga Germia, vazhdonte ne anën e djathte te barnatores, gati përskaj dyqaneve dhe vazhdonte drejt Divanjollit (rruge e popullarizuar në atë kohe) për të përfunduar ne Dragodan (sot Arbëri)”, vazhdon tutje përshkrimin e sajë zonja në moshe nga Prishtina. /lajminet/KultPlus.com

Të ngjajshme