Konispoli, qyteti më jugor i vendit mes natyrës e trashëgimisë kulturore

13 Qershor, 2025 - 11:27 am

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë vizituar qytetin e Konispolit për të gjurmuar e hulumtuar trashëgiminë kulturore.

Vizitat në terren kanë evidentuar vlerat kulturore që Konispoli mbart. Ato kishin si fokus zhvillimin urban, objektet përfaqësuese të arkitekturës vernakolare si dhe teknikat tradicionale ndërtimore të ruajtura ndër vite.

Materialet e grumbulluara nga specialistet e IKTK do të shërbejnë për studime të mëtejshme me synim propozimin e deklarimit të interesit kulturor të qytetit të Konispolit.

Konispoli është qyteza e vendosur në skajin më jugor të Shqipërisë, e njohur që prej lashtësisë dhe banuar nga fisi i kaonëve.

Vizitorëve iu lë mbresa për qetësinë, ajrin e pastër e panoramën e mrekullueshme. Pranë Konispolit gjendet edhe pika kufitare e doganës së Qafë Botës, një portë nga e cila qyteti mirëpret jo vetëm emigrantët e ardhur nga Greqia, por edhe turistët, të cilët kanë interes të njohin këtë vend të vogël.

Konipoli njihet gjithashtu për trashëgiminë kulturore siç është vendbanimi antik i fortifikuar i Çukës së Ajtoit./ KultPlus.com

Të ngjajshme