Kosovari Gent Cakaj bëhet ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri

28 Dhjetor, 2018 - 12:41 pm

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama komunikoi disa ndryshime në qeveri.

Raman njoftoi se Ditmir Bushati  nuk do të jetë më ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme, atë tani do e zëvendëson Gent Cakaj.

“Ditmir Bushati ka pa diskutim edhe ai merita të pamohueshme në të gjithë rrugën e deritanishme. Është koha që Ditmiri t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë”, është shprehur ai. 

Gent Cakaj i cili do të jetë ministri i ri, është aktualisht zëvendës ministër në këtë ministri./ KultPlus.com

Të ngjajshme