Kraš Bonbonnière, dyqani i ëmbëlsirave dikur në qendër të Prishtinës

18 Tetor, 2019 - 4:24 pm

Nëpër tërë territorin e Jugosllavisë së dikurshme, asaj të qetës dhe me bashkëjetesë normale, ekzistonte edhe Kras – shitorja e njohur e ëmbëlsirave.

Kraš është kompani nga Zagrebi e cila specializon në ëmbëlsira, ndërsa dikur edhe në Prishtinë kishte dyqanin e saj të ëmbëlsirave. Shitorja gjendej afër Kino Armatës sot në Prishtinë, ndërsa disa fotografi të vjetra e tregojnë vendin ku shkruante Bonboniere.

Kompania në fjalë e morri emrin e tillë në bazë të Josip Kras, komunistit kroat i cili u vra gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kompania, pas rënies së Jugosllavisë humbi 2/3 e tregut të saj, ndërsa në kohën e saj më të mirë edhe eksportonte jashtë.

Në shitoret e Kraš shiteshin të gjitha llojet e çokoladave e ëmbëlsirave, bonbonjeret, bajaderat, e poashtu edhe llojet e ndryshme të cigareve.

Nostalgjikët e Kosovës, sidomos të Prishtinës së vjetër, e kujtojnë mirë dyqanin në fjalë dhe dashurinë për aromën që vinte kur kaloje afër Krasit.

Në vitin 2017 kompania numëronte rreth 3 mijë punëtorë.

Ajo sot është aktive por ka shumë më pak qarkullim sesa viteve të mëhershme, ndërsa është themeluar në fillim të viteve 20-të të shekullit të kaluar. Sot në vendin ku ka qenë shitorja e Krashit ka dyqane të tjera të tekstilit, kafe të ditës dhe shitore për telefonat mobil. / KultPlus.com

Të ngjajshme