‘Krejt Ka Pak’ të enjten në Termokiss

10 Tetor, 2017 - 10:22 pm

Të enjte më 12 tetor me fillim nga ora 19:00, qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin katër ditor ‘Krejt Ka Pak II – n’dorën tone’ me aktivitete të ndryshme të organizuara nga kolektivi i kësaj qendre në bashkëpunim me miqtë e tyre, përcjell KultPlus.

“Edicioni i parë i “Krejt Ka Pak” i cili ndodhi vitin e kaluar, na tregoi sa të gatshëm jemi për të dhuruar për një qëllim të përbashkët. Për atë edicion qëllimi jonë ishte informimi i qytetarëve me ekzistencën e qendrës dhe mbledhja e donacioneve të para për të nisur udhëtimin tonë drejt themelimit, ndërsa këtë edicion po i hapim dyert e Termokiss-it të ri me “Krejt Ka Pak II – n’dorën tone””, thuhet në komunikatën e dërguar nga Termokiss.

Më poshtë gjeni përshkrimin e ngjarjes dhe programin 4 ditor të aktiviteteve që do të mbahen në Termokiss:

Përshkrimi:

“Plot po kqyrim qysh me ikë, a vetë p’i marojmë muret. Tullë mbi tullë, veç mos me u kqyrë n’sy. Une po jom, ti po je, po ku po jemi na? Kush jemi na?

Po mledhëm krejt ka pak me i rrxu muret, e me ndërtu ni vizion t’përbashkët t’shoqnisë ku bon pjesë edhe ti. Merre ni çekiç, e hajde. Osht n’dorën tone.

Me la ni enë, me qafë dikon, me ndrru ni ligj, me na mledhë bashkë me kqyrë ni film osht n’dorën tone. Me kthy dhimtën n’kangë që t’shtyn përpara osht n’dorën tone. Me pranu gabimin, mandej me msu msimin osht n’dorën tone. Me mrri me kohë osht n’komën tone. Ça ki n’kry osht n’dorën tone. Me nisë ni klub n’Termokiss, me shty përpara qa kena nisë osht n’dorën tone.


E dashtun, i dashtun,

Faleminderit që me punë, prezencë, k’shilla, promovim, pare e shpresë e ki rritë këtë vend bashkë me krejt që sillën n’to.

Vitin e kalum’ jemi njoftu n’koncertin Krejt Ka Pak. Këtë vit po takohëm prapë n’hapsinën e renovume të Termokissit. Gjatë datave 12-15 tetor kemi me pa ni vezullimë të potencialit që mundemi me arritë kur punojmë krejt bashkë, krejt ka pak: koncerte, ekspozita, ligjerata, punëtori, diskutime, rezidenca, shfaqje të filmave e dokumentarëve… ndër të tjera.”/ KultPlus.com

Të ngjajshme