Kthehet në muzeun e Apolonisë, një objekt i Luftës së Parë Botërore

4 Dhjetor, 2018 - 10:20 am

Një kopje në “foreks” e një stele funerale të gjetur në Apoloni është dorëzuar sot në mjediset e muzeut arkeologjik nga Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johan Sattler.

Objekti original është marrë nga Apolonia gjatë Luftës së Parë Botërore (blerë) dhe është ekspozuar në mjediset e Muzeut të Vjenës.

Tashmë kjo kopje në “foreks” do të jetë e ekspozuar në mjediset e muzeut arkeologjik të Apolonisë.

Në emër të bashkisë Fier e ka falënderuar ambasadorin Sattler, nënkryetarja, Enkelejda Peshkëpia.

Të pranishëm në këtë ceremoni simbolike ishin edhe drejtuesit e Institutit Arkeologjik të Austrisë, arkeologu Neritan Ceka, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, specialistë të fushës së arkeologjisë etj. /A.T.SH./ KultPlus.com

Të ngjajshme