Ku m’kish ra hise…

15 Dhjetor, 2018 - 9:30 pm

Adelina Tërshani- Rrjeti i Grave të Kosovës.

Shtylla e kuzhinës m’ka gërrbav’
Se ku m’kish ra hise me e duru zhurmen e tenxhereve qysh duhna me i duru fishkëllimat e burrave n’rrugë
Me kanë m’bjen hise me marr hise
Po jo, mu s’mbjen me marr hise se vet jom hise!

Shtylla e moralit m’ka gërrbav’
Se ku m’kish ra hise me u var marrja e krejt shpis në nji copë lëkure midis kamve t’mija
Po ku s’mra hise me marr’ hise
Jo, ajo s’mbjen hise se vet jom hise

Shtylla e marres m’ka gërrbav’
Se ku mkish ra hise me i mshefë cicat e mija prej burrave, tu u tut me dashtë trupin tem qashtu qysh jom
Po ku s’mra hise me marr hise
Po jo, ajo s’mbjen hise se vet jom hise

Shtyllen e shpis’ nuk e baj
Ku m’kish ra hise me i ni jargavitjet e zëshme t’burrave kesh desh’ a vesh’
Se ju vjen prej pushtetit ma shume se prej vegles midis kamve

Shtylla e shpis’ po m’vranë cdo ditë
Baba nuk na kish dashtë njejt mu e vllaun
Hise n’shpi nuk m’dha
Tash une duhet me flej me dhunusin tem ne t’njejtin krevet

Shtyllen e shpis’ duhet me majt edhe te burri
Prej nji pronari n’tjetrin
Detyrë e kam me ja u zbardhë ftyren, brekët, ftyren.. brekët..ftyren…

Shtyllen e shpis’ nuk ma lajnë n’aeroplan
Detyrë e kam me marr’ shqiptar e jo gjerman se tani vend n’Kosovë nuk kam

Shtyllen ngjyra ngjyra kam me ly

Tu ta përmend vec burrin ti menon që smunesh me gru me u martu
A kjo hic kah menja mos me t’shku

Shtylla e shpis’ që najherë kamve ju ka ra, nuk i bani me kajt’ se “burri nuk kanë”
Burri.. vranë
Se burri me burrë s’martohet se dylberizmi ner burra mlohet..
E gruja që n’atë shpi ngujohet!?

Shtyllen e shpis’ sa ma t’bardhë me majtë cika jem
E kur t’shkojsh olloshka me ble n’market me i thanë me ti ‘pshtjell me gazetë
Mos na bon horë para njerzve që kanë ardhë se vllaun tond e ken abo synet

Po ku m’ra hise me m’kallzu polici a ma ka hjek copë ai që midis rrugës m’thirke lockë!

Edhe kur t’thojnë mos me bërtitë
Mos ja u nal
Se dhimtën deri tash e kemi kajtë nër dham
Po cka fitum?
Duhet me pritë atij kur ti qohet me t’lanë me dal ty ku t’shkohet!/KultPlus.com

Të ngjajshme