“Kulla e Gjon Markagjonit”, një nga objektet emblematike të trashëgimisë kulturore shkodrane

24 Maj, 2023 - 9:50 am

DRTK Shkodër sjell përmes rrjeteve sociale një nga objektet emblematike të trashëgimisë kulturore të qarkut të Shkodrës: “Kulla e Gjon Markagjonit”, Monument Kulture i Kategorisë I,  shpallur në vitin 1977.

Kulla është një nga objektet më të veçanta në qytetin e Shkodrës, përsa i përket formës, kompozimit planimetriko-funksional dhe trajtimit arkitektonik.

Ajo i përket Gjon Markagjonit, pinjoll i derës kapidanore të Gjonmarkajve, djali i vetëm i Mark Gjon Markut i njohur Markagjoni. Mbas vdekjes së të atit, më 1925, trashëgoi përgjegjësinë për të udhëhequr Mirditën sipas tagrit historik të derës si autoritet moral.

Banesa në origjinë i përkiste stilit të banesës shkodrane me çardak e shek.XIX por pas tërmetit të 1905, familja fisnike i kërkoi arkitektit të njohur shkodranë Kolë Idromeno, rikonstruksionin e saj, duke i dhënë një stil tjetër neoklasik, dhe duke ndërtuar një kullë oktagonale, me 5 kate e cila për kohën ishte dhe me e larta në qytet, ndërkohë që rikonstruksioni dhe kulla përfunduan në vitin 1908./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme