Kultura e pasur e Mirditës në ekspozitën promovuese të trashëgimisë

10 Janar, 2024 - 10:56 am

Ekspozita 7-ditore me fotografi-dokumentare, instalacione nga Spaçi dhe punime tradicionale zejtarie, zbuloi për artdashësit dhe vizitorët e shumtë kulturën e pasur të Mirditës.

Falë mbështetjes nga programi EU4Culture i financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS Albania, ekspozita shfaqi kulturën e pasur të Mirditës.

Ekspozita u prezantua nga Art Kontakt & EcoKult në kuadër të projektit të grantit “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore Përmes Turizmit Kreativ dhe Eksperimental”.

Kjo nismë synon të përkrahë promovimin e diversitetit kulturor në Mirditë, si një  infrastrukture themelore për të mundësuar zhvillim të turizmit kulturor që kontribuon në përparimin e ekonomisë lokale./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme