Lansohet helmeta ilire nga brendi Gheg-Tosk në New York

4 Nëntor, 2020 - 9:43 pm

Sapo është lansuar produkti më i ri i brendit Gheg-Tosk në New York, të cilët tashmë janë të njohur për veçantinë e tyre të krijimeve, që kanë për fokus aksesorë me motive shqiptare, shkruan KultPlus.

Orges Kokoshari, krijuesi i këtij brendi sapo ka njoftuar për këtë krijim të ri, dhe poashtu ka specifikuar se këtë helmetë e ka quajtur “Illyrian Queen”.

Brendi Gheg-Tosk ka shumë realizime të ndryshme me motive shqiptare, duke nisë prej helmetës së Skënderbeut, aksesorë të shumtë me shqiponjë dhe aksesorë të tjerë që kanë për bazë kulturën e lashtë të kombit shqiptar./ KultPlus.com

Të ngjajshme