займ на карту онлайн потребительский кредит

Le Temps (1939): Reagimin e mërgatës shqiptare në SH.B.A ndaj ndërhyrjes së Italisë fashiste në Shqipëri

Prill 20, 2019 - 4:40 pm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Prill 2019

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e mërgatës shqiptare në SH.B.A ndaj ndërhyrjes së Italisë fashiste në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Zemërimi i mërgatës shqiptare

Nga Uashingtoni për agjensinë Havas :

Aksioni italian në Shqipëri provokoi një zemërim në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ajo përbëhet prej rreth 40,000 anëtarësh, shumica prej të cilëve banojnë në Boston, Nju Jork dhe Baltimor. Ata janë, në përgjithësi, tregtarë të vegjël ose zejtarë, të cilët mbeten shumë të lidhur me atdheun e tyre të origjinës.

Lajmet nga Tirana i habitën me shumë dhimbje shqiptarët e Shteteve të Bashkuara, të cilët sapo kishin festuar lindjen e Princit të Kurorës. Fakti që mbretëresha Geraldinë ka lindur nga një nënë amerikane përforcon simpatinë e publikut amerikan për fatin tragjik të këtij kombi të vogël e të guximshëm.”./ KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-zemerimi-i-mergates-shqiptare-ne-sh-b-a-e-cila-sapo-kishte-festuar-lindjen-e-princit-te-kurores-ndaj-italise-fashiste/?fbclid=IwAR3RzjmJKqQpacUaUY2_FPNxYSg-KM0x89Ry1DAjpdaootdMvWZrgbmT8IA

Të ngjajshme