займ на карту онлайн потребительский кредит

Libohova, qyteti i rijetësuar ofron panorama të mrekullueshme

6 Maj, 2019 - 1:30 pm

Libohova, qyteti i ndodhur rreth 11 km në juglindje të Gjirokastrës, me një bukuri natyrore magjepsëse dhe monumente me vlera kulturore, falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane, po kthehet në një atraksion turistik për qytetarët vendas e të huaj.

Falë investimeve të kryera në Libohovë tashmë qyteti të ofron një panoramë të re, të transformuar dhe të rijetësuar në rrugët dhe objektet me rëndësi historike.

”Për të gjithë ata që e njohin Libohovën, ndryshimi që ka pësuar kjo fole e bukur në juglindje të Gjirokastrës është i pastër si drita e diellit. Për këdo që nuk e di se si ishte Libohova 4 vjet më parë duhet të vijë e të takojë njerëzit e mençur e fjalëpak, t’u shohë punën që s’ndalet, t’i shijojë tokës prodhimet, malit aromat, e kalasë t’ia ndjejë hijen e rëndë.  Pas Rilindjes urbane dhe rurale, agroturizmi është perspektiva e zhvillimit”, shprehet deputetja e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro.

Në qendër te Libohovës ndodhet rrapi shumëshekullor mbi 560 vjeçar, një monument i rrallë i natyrës, i cili është i rrethuar nga rrepë të tjerë. Ata i japin qytetit gjelbërimin dhe bukurinë këtij vendi.

Gjithashtu bien në sy, në qendër të qytetit, sarajet e bejlerëve të Libohovës.
Kalaja e Libohovës, me katër kulla shumëkëndëshe nëpër qoshet dhe murin që rrethon një sipërfaqe të gjerë, është një fortesë me përmasa të konsiderueshme. /a.a/ KultPlus.com

Të ngjajshme