Margarita Mjeda-Shukriu, ndër gratë e para të punësuara në shtypshkronjën ‘Rilindja’

28 Tetor, 2021 - 3:23 pm

Inkuadrimi i grave në “Rilindje” ishte me rëndësi për zhvillimin e shtypshkronjës.

Margarita Mjeda-Shukriu, e cila paraprakisht kishte punuar si motër medicinale, ishte ndër gratë e para të punësuara në shtypshkronjën “Rilindja”.

E botuar për herë të parë më 1945 në Prizren, asokohe “Rilindja” ishte gazetë e përjavshme dhe e vetmja në gjuhën shqipe. Redaksia e gazetës u transferua në Prishtinë në vitin 1958.

Punën më të madhe Margarita Mjeda-Shukriu e pati sa “Rilindja” ishte e vendosur në Prizren. Pas një kohe, ajo e la punën, pasi që kemikalet me të cilat punonte i ndikonin negativisht në shëndetin e saj.

Në fotografi është Margarita Mjeda-Shukriu dhe Alije Miniri gjatë punës në shtypshkronjë. Fotografia është marrë nga libri “Rilindja 1945-1985”, f. 52. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme