Mbi 4 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë përgjatë sezonit turistik

19 Tetor, 2018 - 3:45 pm

Rreth 4 milionë më shumë shtetas kanë hyrë e dalë gjatë vitit 2018, krahasuar me një vit më parë dhe rreth 500 mijë më shumë turistë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit krahasuar me vitin e shkuar.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, duke publikuar disa statistika mbi punën e realizuar gjatë sezonit veror, ku janë angazhuar mbi 1100 forca policore të Rendit, kundër Krimeve, Qarkullimit Rrugor, Kufirit, FNSH. Kjo me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Rreth 4 milionë më shumë shtetas kanë hyrë e dalë gjatë 2018, krahasuar me një vit më pare, janë regjistruar dhe rreth 500 mijë më shumë turistë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit, krahasuar me një vit më pare, po ashtu janë dhe rreth 775 mijë mjete më shumë kanë hyrë e dalë këtë vit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë.

“Sezoni turistik 2018 – Siguria

Mbi 1100 forca policore të Rendit, kundër Krimeve, Qarkullimit Rrugor, Kufirit, FNSH ishin të angazhuara këtë vit për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Të dhëna për sezonin:
– rreth 4 milion më shumë shtetas kanë hyrë e dalë gjatë 2018, krahasuar me një vit më parë;

– rreth 500 mijë më shumë turistë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit, krahasuar me një vit më parë;

– rreth 775 mijë mjete më shumë kanë hyrë e dalë këtë vit në Shqipëri, krahasuar me një vit më pare”, shkruan Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme