Mbrojtje e trashëgimisë kulturore përmes plotësimit të legjislacionit sekondar

2 Qershor, 2022 - 1:00 pm

Është aprovuar Rregullorja për përcaktimin e perimetrit dhe zonës mbrojtëse të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe politikave për konzervim dhe zhvillim të tyre.

Përmes zbatimit të kësaj Rregullore krijohen kushtet për integrimin e trashëgimisë kulturore në dokumentet e planifikimit hapësinor. Kufijtë e perimetrave dhe zonave mbrojtëse të përcaktuar, së bashku me kriteret për ndërhyrje në këto zona, do të krijojnë bazën për një zhvillim të balancuar urban e rural, në mënyrë që të sigurohet integriteti i aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje.

Rregullorja është përpiluar si rezultat i bashkëpunimit ndër-institucional, ku krahas institucioneve të trashëgimisë kulturore, kontribut përmbajtësor kanë dhënë edhe përfaqësues të MMPHI dhe profesionistë të fushës./ KultPlus.com

Të ngjajshme