Mjeku shqiptar që u vlerësua si më i miri nga Mbretëresha e Suedisë

17 Prill, 2019 - 5:30 pm

Në botë janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimin e Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi.

Jemi njohur me histori suksesi në fushën e artit dhe politikës, por edhe mjekësia nuk mbetet pas.

Historia e radhës e suksesit është shënuar pikërisht në këtë fushë, ku shqiptari Vasil Pema, i cili jeton dhe punon si mjek në Suedi, ka përfunduar me sukses Masterin për trajtimin e demencës.

Aktualisht Vasili jeton dhe punon si mjek në Suedi, ndërkohë që ky master është i një niveli të rëndësishëm, sepse mbështetet nga vetë Mbretëresha e Suedisë  përmes fondacionit “SilviaHemmet” dhe nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, shkruan “the-living-media.com”.

Kësisoj, në ceremoninë e diplomimit, ka qenë vetë mbretëresha Silvia, e cila i ka dorëzuar diplomën mjekut shqiptar si edhe mjekëve të tjerë që kanë përfunduar me sukses këtë kurs, përcjell albinfo.ch.

Ky master është pjesë e specializimit si mjek psikiatër, specializim i dytë për Vasilin, pasi më herët ai ka përfunduar edhe specializimin si mjek familjeje.

Në të gjithë botën, janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimin e Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi./albinfo.ch

Të ngjajshme