займ на карту онлайн потребительский кредит

MKRS mbështet organizimin e tri kampeve për të rinj

Maj 14, 2019 - 2:43 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA).

Nëpërmjet këtij memorandumi parashihet organizimi i tri kampeve për të rinj e nxënës të moshës 15-18 vjeç. Organizimi i këtyre kampeve planifikohet të mbahet gjatë muajve qershor, korrik dhe tetor. Ky i fundit do të jetë i karakterit regjional ku do të marrin pjesë të rinj edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gjithsej synohet që të jenë 150 pjesëmarrës dhe organizimin e realizimin e kampeve do ta bëjë OJQ TOKA.

Në bazë të memorandumit, këtë projekt MKRS-ja e përkrah me një shumë rreth 10 mijë euro. Kjo përkrahje është në kuadër të Strategjisë për Rininë 2019 – 2023 nën bazën e edukimit të të rinjve sipas metodologjisë së edukimit jo-formal.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se MKRS-ja është e përkushtuar që projekte të kësaj natyre që shërbejnë që të rinjtë të përfitojnë dije të reja, të njihen më shumë me njëri-tjetrin t’i përkrah pa asnjë mëdyshje.

“Jam i lumtur që MKRS po jep ndihmën e saj në organizimin e këtyre kampeve duke ua mundësuar kështu të rinjve që të ndajnë informacionet mes vete, të flasin për dëshirat dhe synimet që kanë në jetë dhe në këtë formë të marrin një nivel tjetër të edukimit përmes mënyrave tjera alternative duke kryer aktivitete rekreative që parashihen të kryhen në kuadër të këtyre tri kampeve që do të organizohen”, tha ministri ndër të tjera.

Ai shtoi se “MKRS është e gatshme që të rinjve t’u qëndrojë afër në mbështetje të ideve dhe organizimeve që ata konsiderojnë se janë të dobishme për ta, sepse është synim dhe prioritet i Ministrisë që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.

Ndërkaq, përfaqësueset e KEC dhe TOKA falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar dhe u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që të rinjtë të përfitojnë sa më shumë që është e mundur gjatë pjesëmarrjes në kampet e planifikuara. / KultPlus.com

Të ngjajshme