Monumenti i lirisë në Berlin, në kujtim të atyre që kundërshtuan shtetin komunist

4 Qershor, 2020 - 12:00 pm

Punimet e ndërtimit kanë filluar në ‘Monumentin Kombëtar të Lirisë dhe Unitetit’ të Gjermanisë, një memorial në Berlin.

Punimet e ndërtimit kanë filluar në ‘monumentin kombëtar të lirisë dhe unitetit’ të Gjermanisë, një memorial në Berlin që do të kujtojë dhe nderojë protestuesit që kundërshtuan shtetin komunist në vitin 1989.

Projekti nderon burrat dhe gratë që luftuan për rënien e murit të berlinit dhe ribashkimi i vendit. I projektuar si një tas kinetik, memoriali dinamik do të zhvendoset butësisht lart e poshtë ndërsa vizitorët mblidhen sipër tij.

Kjo skulpturë interaktive sociale na kujton ndikimin e madh që vjen nga uniteti, komunikimi dhe pjesëmarrja. Projektuar nga Milla & Partner, monumenti do të transformohet butësisht me pjesëmarrje në grup.

Monumenti prezanton një platformë që fton vizitorët të komunikojnë dhe të veprojnë së bashku, një kujtesë e revolucionit të vitit 1989 i cili pa një veprim të përbashkët të përhapur brenda një shteti të ndarë.

Për të përjetuar transformimin e monumentit, vizitorët duhet të unifikohen, komunikojnë dhe bashkëpunojnë në tërësi. Monumenti i lirisë dhe unitetit, po ngrihet në zemrën e Berlinit. Dy parulla do të jenë të mbishkruara strukturës 50 metra të gjatë me shkronja të theksuara: ‘wir sind das volk. wir sind ein volk”. / KultPlus.com

Einheitsdenkmal_Plaene2225.indd

Të ngjajshme