‘Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke, kur të vesh matanë, veç dy metra dhe’

20 Janar, 2020 - 8:25 pm

Fjalët e urta janë ato fjalë që më së miri e tregojnë mendësinë e secilit popull, shkruan KultPlus.

Në vijim mund të lexoni disa fjalë të urta popullore shqipe.

-Ai që di më së shumti, flet më së paku!

-Burri është koka, kurse gruaja është qafa!

-Fjalët janë gra, veprat burra!

-Gruaja e fut shejtanin në shishe!

-Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

-Kush s’ka koke, ka këmbë!

-Budallait hapi rrugë!

-Gjithë gishtat dhembin njësoj!

-Kali i botës të lë në udhë!

-Atje ku ka, derdhet!

-Bie një gur, e lëviz një mur!

-Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

-Burrë e grua si mish e thua!

-Çfarë bën i ati, e heq i biri!

-Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

-Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

-Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur te vesh matanë, veç dy metra dhe!

-Gabimet që harrohen, përsëriten!

-Një krimb thanë një lis!

-Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

-Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

-Gratë i përkushtohen Zotit kur nuk i hyjnë më në punë djallit!

-Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri!

-Kush lyp shumë, e humb dhe atë që ka!

-Me thuaj c´shokë ke, të të them se cili je! / KultPlus.com

Të ngjajshme