Muhamedi dhe Samiri, historia e dhimbshme e dy burrave

29 Qershor, 2019 - 1:41 pm

Siria e vitit 1889.

Samir, një i krishter shkurtabiq dhe i paralizuar nga këmbët, e mban në krahë Muhamedi, një mysliman i verbër. Samir e orienton mikun e tij nga të hedhë hapat dhe nga të shkojë, kurse Muhamed bën rolin e transportuesit rrugëve të qytetit.
Të dy jetonin bashkë dhe banonin në një shtëpi. Ndërkohë që Muhamedi dëfrente klientët me rrëfenja të ndryshme në një kafene, Samir shiste gjëra të vjetra.
Një javë pas vdekjes së Muhamedit të verbër, vdiq nga pikëllimi dhe miku i tij Samir.
Historia e Muhamedit dhe Samirit nuk është histori e një myslimani dhe të krishteri që bashkëjetonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin, ajo është historia reale e njerëzimit, pavarësisht identitetit fetar, por larg perdorimit politik dhe ideologjik te fese.
Na ishte një herë Siria, vend ku dallimet tejkaloheshin nga humanizmi dhe dashuria.

Elmaz Fida

Të ngjajshme