займ на карту онлайн потребительский кредит

Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosoves hapin ekspozitë për Ismail Qemalin

Maj 24, 2019 - 11:05 am

Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosoves në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor hapin ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit.

Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar.

Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, më 24 janar të vitit 1844, në qytetin, ku 68 vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar dhe ngritja e flamurit më 28 Nëntor u zhvilluan në shtëpinë ku ka lindur Ismail Qemali.

Ekspozita do të hapet me 31 Maj në ora 18:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme