Muzeu Historik i Shqipërisë me botim të ri për Edith Durham në 75 vjetorin e vdekjes së saj

9 Prill, 2021 - 9:56 pm

Mary Edith Durham ka 75 vjet që është ndarë nga jeta.

Mbretëresha e Maleve I kushtoi jetën e saj çështjes shqiptare, pavarësisë dhe bashkëpunimit mes vendi të shqiptarëve të kudondodhur. Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”. Gjatë rrugëtimit të saj në male Durham vizatoi atë që pa.

“Fakti që vizatimet janë bërë edhe nga fotografitë janë bërë dhe direkt, kemi të bëjmë me një veçanti të saj dhe origjinalitet, sepse vizatimet janë të bëra drejtpërdrejtë”.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Dhe dokumentet e saj sot mbahen ndër muzetë më të rëndësishëm në Londër.

“Edit Durhami ka qenë një ndër menaxheret më të shkëlqyera të trashëgimisë kulturore shqiptare. Dhe gjatë rrethimit të Shkodrës ishte ajo që i shpëtoi shqiptarët nga uria”.

Në këtë përvjetor të saj, Muzeu Historik Kombëtar mblodhi kumtesat e disa studiuesve në një botim.

“Është parë jo vetë kontributi i saj politik por dhe ai kulturor. Kontributi në antopologji, në muzeologji, përshkrimi i saj i kryengritjeve shqiptare në vitin 1911-1912 e me radhë”.

Sipas studiuesve albanologjia shqiptare i është në borxh Edith Durham, e cila udhëtoi, shkroi e vizatoi përgjatë shqiptarisë. /tch/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme