Ndalesat e autobusit në Bashkimin Sovjetik

8 Korrik, 2018 - 8:17 pm

Vendet ku pritej autobusi në Bashkimin Sovjetik dikur, sot mund të jenë harruar në tërësi.

Disa prej këtyre pikave edhe janë shkatërruar, të tjera janë braktisur, të tjera duken si vepra arti dhe estetikisht të bukura.

Rreth 150 fotografi të fotografit Christopher Herwig në 14 shtete sovjetike, përfshirë Uzbekistanin, Moldavinë e Ukrainën, tregojnë stacionet dhe pikat e autobusëve.

Është interesante të shihen këto fotografi të këtyre vendeve të cilat për nga forma arkitekturore janë të bukura dhe u kanë dhënë mundësi arkitekturëve dhe ndërtuesve për kreativite, shkruan KultPlus.

Fotografi ka udhëtuar rreth 30 mijë kilometra me autobus, taksi, veturë dhe bicikletë për të fotografuar këto vende unike. / KultPlus.com

Të ngjajshme