займ на карту онлайн потребительский кредит

Në Preshevë realizohet projekti për edukimin e të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore

Tetor 9, 2019 - 9:03 am

Këto ditë, në Preshevë, përfundoi realizimi i projektit “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”, në kuadër të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, të cilën drejtoi Xhemaledin Salihu, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore përmes këtij projekti ka ndikuar dukshëm përmes rolit të saj edukativ, ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë për vlerat që ka trashëgimia kulturore dhe angazhimi i institucioneve për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta të krijimtarisë kulturore.

Gjatë realizimit të këtij projekti janë zhvilluar një varg aktivitetesh me tematikë: “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”, pastaj formimi i Ekipit të Pedagogëve, printimi dhe distribuimi i pllakateve, ligjërata të ekspertëve-pedagogëve, vizitat e të rinjve-nxënësve vlerave të trashëgimisë kulturore të jo luajtshme, punëtoria e vizatimit dhe pikturimit me të rinjtë, ekspozitë e fotografive dhe punimeve të të rinjve, si dhe programi kulturor-artistik, me këngë e valle burimore nga Lugina e Preshevës.

Lugina e Preshevës, paraqet një minierë të pasur e të pashfrytëzuar mirë të trashëgimisë kulturore, e cila nuk është studiuar sa duhet nga ekspertë të kësaj fushe, duke ngelur shumë vlera të saj nën mëshirën e kohës, fati i të cilave mund të sjell shkatërrimin e tyre.

Ndaj, qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes tek të rinjtë dhe qytetarët, duke llogaritur edhe institucionet përkatëse për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës.

Vlen të ceket se projektin: “Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore jo të luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” e financoi Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë dhe e subfinancoi Këshilli komunal në Preshevë. / KultPlus.com

Të ngjajshme