“Në vitet e ’70-ta më lehtë bëheshe ministre sesa mësuese në Prishtinë”

10 Mars, 2019 - 11:50 pm

Mësuesja Halide Vinca-Kastrati në “TALK” të KTV-së, në emisionin dedikuar mësueseve shqiptare, ka thënë se në vitet e ’70-a ishte më lehtë të bëheshe ministre sesa mësuese në Prishtinë.

Teksa ka rrëfyer për barrierat që kishte has, Vinca-Kastrati ka treguar për vështirësitë e shkollimit në Shkup dhe largimin nga puna si mësimdhënëse.

Ajo ka thënë se ishte detyruar të shpërngulej në Prishtinë bashkë me familjen, ndërsa përkundër përgatitjes profesionale nuk ishte e lehtë të punësohej në Kosovë.

Të ngjajshme