Nënë Tolja, 93-vjeçarja e vetme që punon xhubleta (VIDEO)

22 Shkurt, 2021 - 10:51 am

93-vjeçarja, Nëna Tole, është një grua nga Tuzi i Malit të Zi e që tashmë njihet se e vetmja që akoma mban gjallë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve përmes punimit të xhubletës, përcjell KultPlus.

Në një intervistë për Klan Tv, të realizuar nga Alma Çupi në Prill të vitit 2019, Nëna Tole tregon për kohën kur ka filluar të qëndisë xhubleta, për dallimin mes atyre që ka qëndisur në fillet e saj dhe për ato që i qëndisë tash. Ndërkaq, një fakt tejet interesant për të, është se pavarësisht moshës ajo akoma punon pa syze.

93-vjeçarja e cila ka mbetur ura lidhëse mes të shkuarës e të tashmes e vetmja grua malësore që vijoi me punimin e kësaj veshjeje që ka një histori 4000 vjeçare, duke shpëtuar shumë xhubleta nga shkatërrimi, pasi i merrte ato dhe i restauronte.

Më poshtë, mund të shihni intervistën e plotë të kësaj gruaje që lirisht mund të konsiderohet një heroinë e trashëgimisë kulturore. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme