Nënshkruhet marrëveshja për restaurimin e disa siteve në Korçë

21 Tetor, 2022 - 8:00 pm

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki, ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme, e cila do të bëjë të mundur restaurimin e disa siteve të trashëgimisë kulturore të prefekturës Korçë.

Marrëveshja është firmosur mes bashkisë së Manastirit, bashkisë Pustec, Qendrës së Muzeve të Manastirit dhe DRTK Korçë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje midis partnerëve do të sjellë fillimin e projektit “Smart4You2” që përfshin restaurimin dhe rehabilitimin e shtegut në Kishën e Shën Marisë në Ishullin e Maligradit, rehabilitimin e sheshit në qendër të Fshatit Gollomboç si dhe rrugën lidhëse të Shtëpisë Muze të Sterjo Spasse.

Ky projekt synon rritjen e ofertës turistike, zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetin lokal dhe rajonin ndërkufitar të Prespës./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme