Nesër manifestimi ‘’Një lule për Jasharajt’ në Prekaz

31 Korrik, 2017 - 4:07 pm

Me moton ‘Një lule për Jasharajt’, Ministria e Diasporës në kuadër të programit Ditët e Diasporës, nesër më 1 gusht, organizon manifestimin tradicional në Prekaz, në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, shkruan KultPlus.

Programi fillon në ora 19:00 me homazhet te varrezat e familjes Jashari, të cilat do të bëhen nën moton ‘Një lule për Jasharajt’, për të vazhduar në ora 20:00 me programin kulturo – artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, të udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare, Nezafete Shala dhe grupi muzikor.

Këtë e bëri të ditur, vetë ministri i Diasporës, Valon Murati përmes një postimi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.‘Ftoheni që të merrni pjesë në këtë aktivitet, që së bashku të shënojmë Ditët e Diasporës 2017!’, thuhet ndër të tjera në postimin e tij në Facebook. /KultPlus.com

Të ngjajshme