New Yorku vishet kuq e zi, atmosferë e jashtëzakonshme në paradën shqiptare (VIDEO/FOTO)

9 Qershor, 2018 - 8:39 pm

“Albanians Roots- Rrënjet shqiptare” kanë organizuar Paradën shqiptare në New York të cilën ia kanë dedikuar heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

“Atdheu mbi të gjitha”, “Thank You UÇK” janë disa nga mbishkrimet që dallohen atje, ku një numër i madh I shqiptarëve janë bashkuar në këtë organizim. Pothuajse të gjithë janë veshur kuq e zi, e disa janë me veshje kombëtare ndërsa në duar mbajnë flamurin kombëtar e vallëzojnë dhe këndojnë këngët e njohura që flasin për Shqipërinë etnike. Gjatë parakalimit të paradës në duar mbajnë shkronjat e mëdha që formësojnë emrin “Albania”.

Përmes disa videove KultPlus ju përcjellë atmosferën e krijuar atje.

Të ngjajshme