“Një Miliard në Këmbë të Ngritur/a në Revolucion”, fushatë përmes vallëzimit kundër dhunës ndaj grave

12 Shkurt, 2018 - 1:00 pm

Nikoqir i këtij organizimi është Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis në bashkëpunim me organizata të tjera dhe aktivistë organizon edhe këtë vit fushatën “One Billion Rising” duke e shprehur zemërimin, solidaritetin, vallëzimin si protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave, shkruan KultPlus.

Çdo 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata “One Bilion Rising” ndërsa synimi është tu t’i tregohet komuniteteve lokale dhe botës se si duken një miliard vajza dhe gra, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat e dhunës përballen çdo ditë.

Sipas statistikave, një në tri gra në planet dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard vajza dhe gra.

“Ne ngrihemi përmes vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë. Ne ngrihemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme”, shkruhet në njoftimin e këtij organizmi.

“Çohu, rezisto,bashkohu”, kjo është thirrja e këtij organizimi që do të mbahet të mërkurën më 14 shkurt, pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme