Nxënësit e Gjirokastrës njihen me vlerat dhe historinë e atraksioneve turistike të qytetit

21 Nëntor, 2019 - 7:30 pm

Në kuadër të nismës të ndërmarrë nga ministra e Kulturës për “Edukimin Nëpërmjet Artit dhe Kulturës” Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër në bashkëpunim me shkollën 9- vjeçare A. Z. Çajupi realizuan një vizitë informuese në Kalanë e qytetit si dhe Muzeun e Armëve dhe atë Historik.

Nxënësit u njohën me periudha të ndryshme historike ,gojdhëna, figura të shquara gjirokastrite që kanë bërë emër dhe kanë ngritur emrin e Gjirokastrës.

Gjithashtu specialistët i informuan nxënësit  për elementet e trashëgimisë kulturore që nga veshjet tradicionale, isopolifonia, gatimet ,historia, gojdhënat e deri tek banesat karakteristike të qytetit. /Atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme