Nxënësit i bashkohen programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”

25 Tetor, 2018 - 9:05 am

Nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi” në Korçë, i janë bashkuar programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”.

Muzeu Arkeologjik në qytetin e Korçës, bën me dije se, programi i ndjekur tashmë edhe nga nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi” ka sjellë disa risi në zbatimin e tij.

Sipas Muzeut kjo nismë ka patur disa efekte mjaft të rëndësishme pasi ka rritur interesin e nxënësve për vlerat e trashëgimisë kulturore. Muzetë janë vënë në lëvizje për të zhvilluar aktivitete të ndryshme. Rritet bashkëpunimi muze-shkollë duke bërë orën e mësimit interaktive, duke bërë që nxënësit të konkretizojnë njohuritë e marra gjatë orëve së mësimit.

Të ngjajshme