Objektet me vlerë ruhen në arkivat e familjeve shkodrane

19 Tetor, 2023 - 8:58 am

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka vendosur të publikojë objekte që ruhen nga qytetarët e Shkodrës dhe që mbartin vlera kulturore.

Këto objeke nga arkiva e familjeve shkodrane do të bëhen publike nga DRTK Shkodër në një seri postimesh për të gjurmuar historitë që fshihen pas tyre e që do të ishte interesante të njiheshin edhe nga brezi i ri.

Objekti i parë që DRTK Shkodër ka përzgjedhur, ka të bëjë me një punim të qëndisur në dorë, material mëndafshi realizuar në vitin 1938, nga Hyrije Muka (Tufi) me kërkesën e motrës së saj Nexhi Muka, për t’ia dhuruar Mbretëreshës Geraldinë. Dhurata do të jepej në shenjë mirënjohje për mundësimin e bursës së studimit pranë Institutit të vajzave “Nana Mbretëreshë”.

Sot, ky punim ruhet me shumë kujdes dhe nostalgji nga artizania duarartë Artenca Tufi. / atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme