Orges Kokoshari përmes videos të realizuar në Shqipëri sjellë të detajuar përkrenaren e Skënderbeut

14 Tetor, 2018 - 8:00 pm

Orges Kokoshari i cili për rreth dy dekada jeton në në New York, asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij të cilat janë fort të lidhura me krijimtarinë e tij. Për tre vite ai ka studiuar imtësisht figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Ka shkuar posaçërisht për të në muzeun e Vjenës.

Studimi i ka vlejtur për të prodhuar përkrenaren e Skënderbeut, 1000 të tilla, për të provuar fillimisht interesin e shqiptarëve dhe të huajve. Orgesi kishte treguar më parë për Top Channel se bashkëshortja e tij kanadeze kishte qenët shtysa për ta përfunduar këtë projekt në kohë për Vitin e Skënderbeut.

“Sarah është kanadeze, por shumë e apasionuar pas historisë së Shqipërisë, duke më parë dhe mua për punën që po bëj. Madje kutinë e ambalazhimit e kam bërë vetë dhe ka qenë gjithmonë një mbështetje kur unë kam menduar se se ndoshta mund ta lemë për më vonë”.

Puna me artet vizuale, ja ka lehtësuar procesin e dizenjimit të helmetave. Ai kishte treguar që të gjitha detajet janë të bashkuara siç është helmeta origjinale. Mbishkrimet që ka helmeta sipër janë në latinisht, diku të përkthyera. Helmeta e Skënderbeut kushton 299 dollarë, dhe është prodhuar në plastikë që të ishte sa më e lehtë.

Ai gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka realizuar edhe një video të përkrenaren së Skënderbeut, ku përmes pozicioneve të ndryshme mund të shihet detajisht ajo.

Ndërsa pas qëndrimit në Shqipëri, ai është larguar shumë i dëshpëruar për shkatërrimin që po pëson vendi i tij i lindjes, Durrësi, për të cilin thotë se kudo që të gërmosh gjen gërmadhat e qytetërimit të ndërtuara kohë më parë. Ai përmes statusit ka thënë se Shqipëria është kthyer në një pronë private të politikanëve dhe banditëve të mafias që nuk e duan këtë vend. Ai tutje thotë se Durrësi do të mund të ishte vendi më i madh arkeologjik ndërsa sot s’mund të shihet as riviera e bukur e Durrësit sepse gjithë qyteti është mbuluar me beton. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme