Pamje nga i mbijetuari i vetëm i masakrës në Gjakovë, 10 vjeçari flet për tmerrin e përjetuar (VIDEO)

1 Prill, 2019 - 2:19 pm

Sot janë bërë 20 vjet nga masakra në lagjen Qamili në Gjakovë ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë. Mirëpo i mbijetuari i vetëm i kësaj masakre kishte qenë Dren Caka i cili kishte pasur vetëm 10 vjet në atë kohë.

Dren Caka është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë. Nëntëmbëdhjetë gra dhe fëmijë u vranë në atë masakër. Dreni ishte dhjetë vjeç në atë kohë. Motrat e tij ishin 2, 6 dhe 14 vjeç, të tria mbetën të vrara. Ndërsa, Dren Caka kishte mbijetuar duke u fshehur mbrapa trupit të vdekur të një prej grave.

KultPlus ju sjell një video ku shfaqet Dren Caka pas shpëtimit të tij nga forcat serbe. Pasi ai ka rënë në duar të sigurta dhe ka marrë trajtimin e duhur, pasi ishte i lënduar në krah, ai mundohet të tregojë për tmerrin e përjetuar.  I pyetur rreth traumës që ka përjetuar, ai shihet teksa mbledh gjithë forcat e tij për të ju përgjigjur e mundohet të sjell të sakt atë që ka parë. / KultPlus.com

Të ngjajshme