Pas tri dekadash kërkesa, Tuzi në mars bëhet komunë e plotë

20 Dhjetor, 2018 - 4:50 pm

Zgjedhjet vendore për Komunën e plotë të Tuzit në Malësi, me shumicë shqiptare, do të mbahen me 3 mars të vitit të ardhshëm.

Pas gati tri dekadash kërkesa të vazhdueshme, Tuzi do t’i përgatisë zgjedhjet e para si komunë e plotë e vetëqeverisjes lokale.

Subjektet politike shqiptare, siç transmeton “Zëri i Amerikës”, statusin e ri të Tuzit e cilësojnë si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët në Malin e Zi.

Të ngjajshme