‘Pasha mujin e Ramazanit’, këngë dashurie nga Kaçaniku

3 Maj, 2021 - 1:14 pm

Një prej këngëve erotike popullore të dashurisë, mbledhur në Kaçanik nga Instituti Albanologjik.

Daton në vitin 1951.

Pasha mujin e Ramazanit,
M’ka zanë gjumi n’gu t’jaranit,
N’gu t’jaranit, gjalit të ri,
Ma ka falë ni mixhdi.

Mixhidin’ e Turkis’.
Kish jazin’ e ashikis?

N’kofsh i zoti, luje thikën!
S’a kollaj me grabit’ çikën!
N’kofsh i zoti, luj pishtolën,
S’a kollaj me grabit’ zojën!
N’kofsh i zoti, luje pushkën,
S’a kollaj me grabit’ nusën!

Libri “KËNGË DASHURIE I”, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës; Prishtinë 1979. / KultPlus.com

Të ngjajshme