Paulin Zefi: Shtatoren e Gjergj Kastriotit do ta vendosim gjallë a vdekur

1 Mars, 2019 - 10:00 pm

Një ditë para se të vendosej busti i Skënderbeut, IKMT ka ndërhyrë dhe ka prishur bazamentin. Kjo për shkak se Bashkia e Lezhës nuk kishte marrë leje përkatëse te Instituti i Monumenteve në Ministrinë e Kulturës.

Paulin Zefi, përgjegjës në Memorialin e Bashkisë së Lezhës ka reaguar me këtë ndërhyrje. Më poshtë po sjellim reagimin e plotë.

GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU” po pret për t’u vendosur mbi piedestalin e stilizuar dhe për të hijeshuar qendrën urbane të “Kryeqytetit të vet diplomatik”, Lissus-in e lashtë dhe të mrekullueshëm. Fatkeqësisht nuk do të vendoset me “2-Mars” me rastin e 575 vjetorit të “Bashkimit të parë politik, ushtarak, ekonomik dhe shpirtëror të popullit tonë”, por së shpejti do ta vendosim gjallë a vdekur. Të paudhët dhe antikombëtarët e realizuan “vetëm përkohësisht” atë çfarë dëshironin, por ne do ta çojmë misionin tonë deri në fund./KultPlus.com

Të ngjajshme