28 Maj, 2025 - 11:53 am
Pas takimeve të zhvilluara në Tiranë, përfaqësues nga studio ndërkombëtare të industrisë së filmit: HBO, Warner Bros, Amazon, Disney, Paramount, NBCUniversal dhe të tjerë, vizituan Beratin e “Një mbi Një Dritareve”.
Mes ndalesave të tjera, një moment i veçantë ishte vizita në Muzeun Ikonografik “Onufri”, një prej perlave të trashëgimisë sonë kulturore.
Përfaqësuesit e industrisë globale të filmit panë nga afër potencialin unik që Shqipëria ofron, jo vetëm si skenë natyrore, por edhe si pasuri kulturore me vlera të jashtëzakonshme për rrëfime filmike.
Fam Tour Albania vijon turneun në qytete të tjera të vendit për të zbuluar mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare./ KultPlus.com